Lajme

Zelensky do të shqyrtojë ndërprerjen e lidhjeve me Rusinë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi po shqyrton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

Kjo, pasi tanket thuhet se u panë në periferi të Donetsk-ut, kryeqyteti i një prej dy rajoneve të shkëputura në lindje të Ukrainës.

Duke folur në praninë e homologut të tij estonez, Zelensky sqaroi se po shqyrtonte një kërkesë nga Ministria e tij e Jashtme për të ndërprerë lidhjet me Moskën.

“Kam marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme, do të shqyrtoj çështjen e ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike mes Ukrainës dhe Federatës Ruse”, u shpreh zyrtari ukrainas.

Ai garantoi se menjëherë pas konferencës për shtyp, do ta shqyrtonte këtë çështje.

Ministria e Jashtme tha se kishte tërhequr një diplomat të lartë ukrainas nga Moska për konsultime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore