Lajme

Zelensky: Ata që vrasin nuk mund të ftohen në një samit paqeje


“Ne nuk e shohim se si është e mundur të ftojmë” në një samit paqeje “njerëz që bllokojnë, shkatërrojnë dhe vrasin gjithçka. Ne duam të arrijmë një rezultat dhe rezultati është një paqe e drejtë për Ukrainën. Prandaj, vendet e qytetëruara së pari do të zhvillojnë një plan dhe vetëm më pas do të përfshijnë përfaqësues të Rusisë që duan një paqe të drejtë”.

Kështu ka reaguar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë shtypi me Erdoganin ndaj propozimit të liderit turk për “të pritur një samit paqeje në të cilin mund të marrë pjesë edhe Rusia”, sipas asaj që raporton media Rbc Ukraine.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore