Jetesë & Stil

Zbulohet e vërteta e bashkëshortit të ri të Paris Hilton – ka një vajzë dhjetë vjeçe


Paris Hilton dhe Carter Reum

Ylli i shtypit rozë, mund të jetë mësuar me drama të njëpasnjëshmë në jetën e saj, por situata familjare e tashmë bashkëshortit të vet është pak më e ndërlikuar, kjo pasi që Carter Reum, thuhet të ketë një fëmijë të pazbuluar më parë, të cilin e ka parë vetëm një herë pas lindjes, rreth nëntë vjet më parë.

Magazina e famshme “Page Six”, ka mësuar se nëna e vajzës së Reum është ylli i spektaklit “Secrets of Aspen”, Laura Bellizzi, e cila po ashtu kishte një lidhje relativisht të shkurtër me aktorin Mel Gibson.

Laura Bellizzi.

“Njerëzit për të cilët kjo histori ka rëndësi, kanë ditur për të për 10 vjet. Carter e mbështet këtë fëmijë. Ndërsa ai nuk ka një marrëdhënie tradicionale baba-bijë me të, ai e ka siguruar atë që kur lindi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, ka thënë një zëdhënës i Carter Reum.

Tutje, bëhet e ditur se Reum, pasuria e të cilit shkon në miliona dollarë amerikanë, kishte nënshkruar një dokument që pranonte se ishte babai i vajzës, ani pse ani asnjëherë nuk kishte pranuar një test atësie.

Carter Reum.

Mes tjerash, burimet pranë “Page Six”, zbuluan se vajza e vogël kishte përcjellur me vëmëndje zhvillimet e fundit nga jeta intime e babit të saj, teksa ishte ndjerë “e lënë anash” dhe “shumë e mërzitur”.

“Gjithashtu, ajo pa fjalët e Paris dhe Carter që flisnin për krijimin e një familjeje. Ajo ndjeu një refuzim të jashtëzakonshëm dhe u ndje e lënë jashtë. Ajo dëshiron të ketë një marrëdhënie me të”, ka thënë burimi.

Ndryshe, modelja, aktorja dhe këngëtarja e njohur Paris Hilton është martuar me sipërmarrësin Carter Reum në një ceremoni luksoze të organizuar në pronën e gjyshit të saj të ndjerë në Bel-Air, para disa ditësh.

Paris Hilton dhe Carter Reum.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore