Film

Zbulohet data e premierës së “F9” të “Fast & Furious”


Është publikuar data ekskluzive e premierës së filmit të nëntë të “Fast & Furious”, të titulluar “F9” nga “The Fast Saga”.

Dita e 25, e muajit qershor, është data e rezervuar për shfaqjen para publikut të projektit me të ri  të drejtuar nga Justin Lin.

Një promo për filmin e ardhshëm,”F9″, është publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter, teksa shfaqej data zyrtare e publikimit dhe disa aktorë nga kasti i filmit.

Filmi vjen pothuajse një vit të plotë pas datës së tij origjinale të lansimit në maj të vitit 2020, ndërsa traileri i parë zyrtar u publikua në janar të vitit 2020.

“F9” do të shfaqë gjithashtu fragmente të Brian O’Conner, personazhit të luajtur nga i ndjeri, Paul Walker, i cili vdiq në vitin 2013.

Yjet e “Fast & Furious”, përfshirë Dominic Toretto (Vin Diesel), Letty Ortiz (Michelle Rodriguez), Roman Pearce (Tyrese Gibson), Tej Parker (Ludacris), Han Lue (Sung Kang) dhe Magdalene Shaw (Helen Mirren), do të ri kthehen projektit gjigand edhe kësaj radhe.

Madje, edhe aktorja e famshme amerikane, Jordana Brewster do të jetë pjesë e “F9”,  ku do të luaj në rolin e Mia Torettos.

Aktorët e “Furious” do të luajnë krah mundësit profesionist, aktorit dhe figurës televizive, John Cenas, i cili do të luaj rolin e Jakob Torettos.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore