Shqipëria

Zbulohet arsenal i madh i armёve nё Tiranё, pjesë e municioneve të sekuestruara në 1 prill


Një arsenal tjetёr i madh i armëve u zbulua sot në kryeqytetin e Tiranёs. Mësohet se ambjenti i përket shtetasit Sokol Xhura, i shpallur nё kёrkim disa ditё mё parё.

Prokuroria ka njoftuar se arsenali i armëve është gjetur në njё depo në ish-ndërmarrjen artistike “Migjeni”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Dhoma ishte i izoluar totalisht me murё, pas rrёzimit tё tё cilit policia zbuloi depon e fshehur 50 automatik, 1 pushkë të precizionit të lartë (Snajper), 1 snajper draganoz, 1 antitank, 19 kundërajrorë, mitroloz, pajisje ushtrarake, 10 dybli që përdoren për pushkët dhe snajperat, dhjetëra mijëra fishekë të kalibrave të ndryshëm, 24 predha antitank, 1 arkë me lëndë eksplozive tritol, 100 granata të ndryshme, 6 kilogramë lëndë ekspoloziv C4, 7 armë zjarri pistoletë të modeleve të ndryshme, 53 pushkë model 10 dhe pjesë për riparimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.

Një arsenal tjetër u sekuestrua më datë 1 prill, në qytetin e Tiranës. Në kuadër të operacionit u arrestuan katër persona të cilët i përkisnin një grupi të njohur kriminal në kryeqytet.

Policia kishte arritur të zbulonte 18 baza, në të cilat ruheshin armë luftarake të llojeve të ndryshme si, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Sokol Xhura pjesë e grupit kriminal dhe i shpallur në kërkim ishte larguar nga vendi disa ditë më parë.

Operacioni i koduar “Kompleks”, i zhvilluar ditën e sotme në rrugën “Migjeni” është zbatuar në vijim të operacionit të datës 1 prill.

Policia kreu operacionin pas zbërthimeve të arrestimit të disa javëve më parë, të Enver Jamakut dhe Ermond Jamakun të cilë i vendosën tritol makinës së Gjon Menës.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore