Sport

Zbulohen gjyqtarët për sfidën historike me Poloninë


Një fitore larg.

Kaq është Shqipëria larg arritjes për herë të parë në fazën play-off në kualifikueset në një botëror.

Në “Air Albania”, para 22 mijë shqiptarëve, kuqezinjtë presin Poloninë në ndeshjen më të rëndësishme tanën që nga EURO 2016.

Pritshmëritë janë të mëdha, shpresa edhe më shumë, dhe 90 minutat e nesërme do të jetohen ndryshe nga çdo tifozë shqiptarë anë e mbanë.

Por, kush do të jetë njeriu që do ketë mbi supe përgjegjësinë e ndarjes së drejtësisë nesër?

Dhe, UEFA ka zgjedhur një njeri që përkon me rëndësinë e madhë të takimit të ditës së martë.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë francezi Clement Turpin, një ndër më të mirët në botë aktualisht.

Clement Turpin gjatë gjykimit në një ndeshje të Ligue 1

Të gjithë ndihmësit e tij po ashtu do jenë nga Franca.

Nicolas Danos dhe Cyril Gringore refera anësor.

Ruddy Buquet do të jetë gjyqtari Ruddy Buquet, kurse në dhomën VAR do të jenë Jerome Brisard dhe Amaury Delerue.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore