Sport

Zaniolo zgjedh numrin 17 në fanellë për ta nderuar tifozin 17-vjeçar të Galatasaray-t që vdiq pas tërmetit


Nicolo Zaniolo ka zgjedhur numrin 17 në fanellë, për të nderuar Muhammed Emin Özkan, një tifoz i ri i  Galatasaray-t, që vdiq në tërmetin që shkatërroi Turqinë.

Italiani ka kompletuar një transferim të përhershëm prej 29.5 milionë euro te Galatasaray nga Roma, duke zgjedhur numrin 17.

Ai kishte numrin 22 te Roma, të cilin Berkan Kutlu e bartë te klubi turk.

Zaniolo shpjegoi këtë vendim në intervistën e parë me Galatasaray-n, duke zbuluar se ai zgjodhi numrin 17 për të nderuar Muhammed Emin Özkan, një tifoz 17-vjeçar që vdiq në tërmetin që shkatërroi Turqinë të hënën.

Emin Özkan ishte i emocionuar kur pa Zaniolo t’i bashkohej ekipit dhe kishte postuar disa mesazhe në rrjetet sociale për italianin para vdekjes së tij.

“Më vjen shumë keq për Muhamedin dhe popullin turk. Unë kam dhënë kontributin tim, le ta bëjmë të gjithë dhe së bashku do të jemi më të fortë se më parë”, tha Zaniolo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore