Sport

Zaniolo do të rikthehet në stërvitje me Romën


Raportime të shumta në Itali thonë se Nicolo Zaniolo ka vendosur të kthehet dhe të rifillojë stërvitjet me Romën të enjten.

“Sky Sport Italia” dhe “Il Corriere dello Sport” raportojnë se Zaniolo do të rifillojë punën në qendrën stërvitore të klubit nesër, e enjte, 2 shkurt 2023.

Italiani nuk është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës që nga fillimi i javës.

Sidoqoftë, Roma e lejoi atë të qëndronte në shtëpi të hënën, por nuk ishte në dijeni se do të anashkalonte stërvitjen edhe ditën tjetër.

Zaniolo ishte në bisedime me Bournemouth dhe fillimisht vendosi të refuzojë ofertën nga klubi i Premier League, duke ndryshuar mendje të hënën mbrëma, kur, megjithatë, tashmë ishte tepër vonë.

Zaniolo nuk pritet të luajë më për Romën këtë sezon dhe nuk është më pjesë e planeve të klubit.

Ai u largua për dy ndeshjet e fundit të Serie A kundër Spezia-s dhe Napolit dhe nuk do të përfshihet në përballjen e sotme në Coppa Italia me Cremonese-n.

Kontrata e tij në Stadio Olimpico skadon në qershor 2024, derisa futbollisti refuzoi ta vazhdonte atë.

Dëshira e Zaniolo-s ishte që të bashkohej me Milan-in, por kampionët në fuqi të Italisë nuk ishin të gatshëm t’i plotësonin kërkesat e romakëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore