Lajme

Zaev: Asnjë nga shtetet fqinje nuk po e ndihmon vendin siç kanë premtuar


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut (MV), Zoran Zaev, ka deklaruar të premten, më 12 shkurt, se deri më tani asnjë nga shtetet fqinje nuk po e ndihmojnë vendin siç kishin premtuar për dozat e vaksinës anti-COVID.

Greqia, Bullgaria dhe Serbia ishin tre nga shtetet që i premtuan MV-së, dhurimin e dozave të vaksinës.

Ndërkohë këto shtete sipas Zaev, janë duke u bëri gati për dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

“Greqia ka porositur për vete, por edhe për neve, dhe kjo me të vërtetë është shenjë e miqësisë”.

Zaev deklaroi se ka biseduar me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen-in. Kjo i fundit ka deklaruar se liderët evropianë kanë përgatitur skemën për blerjen e vaksinave ku përfshihet dhe ndihma për Ballkanin Perëndimor.

“Pas vendimit për të dhuruar vaksinat kam shprehur falënderim personalisht ndaj kryeministrit Borisov, Qeverisë bullgare dhe popullit bullgar për gjestin solidar dhe human. Si dhe për një akt të veçantë të miqësisë ndaj popullit maqedonas”, u shpreh Zaev gjatë javës së dytë të janarit.

Zaev gjithashtu pati shprehur mirënjohjen për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit i premtoi dhurimin prek 8 mijë dozash vaksine nga kompania Pfizer.

Kryeministri ka deklaruar ditën e enjte, se sot prite të arrinin në vend vaksinat e premtuara nga Qeveria serbe.

“Për shkak të problemeve teknike, Qeveria serbe në mesnatë lajmëroi se nuk është e mundur arritja e vaksinave”.

Kujtojmë se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se Qeveria ka përgatitur dy skema për mënyrën se di do të merret vaksina. Njëra do të bëhet nëpërmjet një aplikimi online në faqen e ministrisë. Ndërsa tjetra nëpërmjet mjekut të familjes.

Të hënën Filipçe nënshkroi marrëveshjen me kompaninë farmaceutike kineze “Sinopharm”, për 200 mijë doza vaksine anti-COVID. Vaksinat priten të arrijnë në vend brenda muajit shkurt.

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore