Aplikacione

YouTube Music tani me funksionin e ri “Samples”


YouTube Music duke filluar nga tani dëshiron të ju ndihmojë të zbuloni muzikë të re në një mënyrë shumë interesante.

Pra, është duke shtuar një funksion të ri të quajtur Samples, e cila në thelb është si TikTok, me mostra muzikore.

YouTube Music's new TikTok-like Samples tab wants to help you discover more songs

“Furnizimi i segmenteve të videove” mundësohet nga “katalogu më i madh në botë” u shpreh YouTube.

Samples premton “të eksplorojë thellësitë dhe gjerësinë e bibliotekës YouTube Music në mënyrë që të ketë gjithmonë diçka të re për të dëgjuar”.

Mund të rrëshqitni vertikalisht për të shkuar te tjetra, e kështu me radhë. Kur ju pëlqen ajo që dëgjoni, është e lehtë të shtoni shpejt këngën në koleksionin tuaj, ta ndani atë me miqtë, të shikoni videon e plotë, dhe madje përdorni këngën për të krijuar YouTube Short tuaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore