Aplikacione

YouTube Music po merr funksionin për tekste në kohë reale


Tekstet në kohë reale nuk janë asgjë e re në fushën e transmetimit të muzikës.

Spotify edhe Apple Music e kanë këtë veçori prej disa kohësh. Në YouTube Music kanë qenë të disponueshme vetëm në një mënyrë manuale.

Gjurmimi i teksteve në kohë reale do të funksionojë në çdo këngë që tashmë ka tekste të ngarkuara në YouTube Music.

Real-time lyrics in YouTube Music appReal-time lyrics in YouTube Music app

Ka raporte se gjurmimi i teksteve të drejtpërdrejta po mundësohet gjithashtu nga LyricFind.

Funksioni do integrohet në YouTube Music për Android ashtu edhe në iOS por pa një afat kohor konkret për lëshimin.

Disa përdorues të Reddit kanë raportuar tashmë se e kanë marrë funksionin në Android në versionin e aplikacionit 5.51.50.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore