Shqipëria

Xhiro në det me ‘Jet ski’ pa leje, policia e Shëngjinit bllokon 3 mjete


Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, kanë konstatuar në det, në zonën e quajtur “Rana e Hedhun”, tre mjete lundruese “Jet ski”, të cilat janë shoqëruar për verifikim.

Kjo sipas autoriteteve ka ardhur në vijim të kontrolleve përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Lezhë, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonin turistik.

Gjatë verifikimeve, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese nuk dispononin dokumentacionet përkatëse për daljen në det dhe drejtimin e mjeteve “Jet ski”.

Në vijim të veprimeve, tre drejtuesit e mjeteve lundruese u ndëshkuan me masa administrative, 10 mijë dhe 20 mijë lekë të rinj si dhe u bënë bllokimet e mjeteve të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore