Sport

‘Xhiro më e mirë e vitit’ e cila u prish nga muri i Jeddah


Xhiroja e fundit e provave zyrtare në Jeddah i la të gjithë pa frymë.

Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen dhe lideri i kampionit kur kanë mbetur edhe dy gara deri në fund, po zhvillonte një nga xhirot më të mira në karrierën e tij.

Max ishte më i shpejti në sektorin e parë, largë më i shpejti pas sektorit të dytë, dhe fundi dukej se do ta vendoste gjysmë sekondi më shpejtë në pole-position para rivalit të tij, Lewis Hamilton.

Mirëpo, një sekond është i madh në këtë sport, dhe kjo u vërtetua edhe mbrëmë.

Në kthesën e fundit para se t’i drejtohej vijës së drejtë, Max Verstappen frenoi më shumë se që duhet dhe goditi muret e pistës së Jeddah.

Në garën inauguruese të Arabisë Saudite, provat zyrtare na vërtetuan se të dielën mund të presim një garë me të vërtetë epike.

Verstappen, i cili u shfaq shumë i shpejt deri në kthesën e fundit, do të niset nga vendi i tretë.

Para tij, vijën e parë të nisjes e kanë siguruar dy makinat Mercedes, me Hamilton në vendin e parë dhe Bottas në vendin e dytë.

I katërti vjen Charles Leclerc, kurse në vendin e pestë do të niset Sergio Perez.

Gasly, Norris, Tsunoda, Ocon dhe Giovinazzi mbyllin ‘top 10’.

Gara zhvillohet të dielën dhe starti vjen në orën 18:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore