Lajme

WSJ: Familjet që mbajtën pengjet e liruar janë të lidhura me Hamasin


Dy familjet e Gazës që mbajtën peng katër izraelitë të liruar nga ushtria më 8 qershor ishin të dyja të lidhura me Hamasin.

Wall Street Journal raportoi se Shlomi Ziv, Andrey Kozlov dhe Almog Meir Jan ishin të burgosur të familjes Al-Jamal, të lidhur me Hamasin dhe të konsideruar si një nga familjet më të fuqishme në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Noa Argamani, nga ana tjetër, ishte një i burgosur i familjes Abu Nar, gjithashtu i lidhur – sipas WSJ – me Hamasin.

Tre izraelitë ishin në banesën e Ahmad Al-Jamal, një mjek 73-vjeçar dhe imam i xhamisë lokale, djalit të tij Abdullah – gazetar – nusen e tij dhe tre fëmijët e tyre.

Të gjithë u vranë në misionin e shpëtimit, përveç djemve të cilët – sipas një fqinji të familjes të cituar nga WSJ – mbijetuan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore