Sport

Wimbledon, Medvedev kalon me vështirësi në gjysmëfinale


Numri 3 i botës në tenis, Daniil Medvedev, është gjysmëfinalisti i tretë i këtij edicioni në Wimbeldon.

Medvedev arriti ta eliminojë me vështirësi tenistin amerikan, Christopher Eubanks, që në ranglistën botërore e mban vendin e 43-të në botë.

Medvedev e nisi mirë ndeshjen, duke e fituar setin e parë me rezultat 6:4.

Megjithatë, Eubanks nuk u dorëzua dhe i fitoi dy setet pasardhëse me shifrat 1:6 dhe 4:6.

Tenisti rus e fitoi setin e katërt me shumë vështirësi me “tie-break” (7:4), për të triumfuar më pas në setin e pestë me lehtësi me rezultat 6:1.

Kështu, Medvevdev kalon në gjysmëfinale ku do të përballet me fituesin e ndeshjes mes numrit 1 të botës në tenis, Carlos Alcaraz, apo norvegjezin Holger Rune.

Kujtojmë që gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes italianit Jannik Sinner dhe serbit Novak Djokovic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore