Lajme

Weber: Kredibiliteti i BE-së u dëmtua për shkak të vonesës së liberalizimit të vizave


Bodo Weber

Bodo Weber, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit (DPC), në një intervistë për portalin “Kosovo Online” në gjuhën serbe, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën është dashur të ndodhë shumë më herët, derisa ka shtuar se besueshmëria e Bashkimit Evropian (BE) në sytë e kosovarëve mund të jetë dëmtuar.

Shteti i Kosovës është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës mund të lëvizin të lirë nëpër zonën Shengen, ndonëse Komisioni Evropian (KE), qysh në vitin 2018, ka konfirmuar disa herë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave, por kanë qenë disa vende anëtare që vazhdimisht kanë shprehur rezerva, veçanërisht Franca.

“Nuk ka pasur lidhje fare me Kosovën dhe plotësimin e kushteve; Kosova ka qenë vetëm dëm kolateral i lëvizjeve të djathta në gjeopolitikë dhe kjo vonesë me të vërtetë ka dëmtuar besueshmërinë e BE-së përballë qytetarëve dhe qeverisë në Prishtinë”, ka deklaruar ndër të tjera Weber.

Qytetarët e Kosovës, duke filluar nga 1 janari 2024 do të mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së pa viza për qëndrime afatshkurtëra, pas më shumë se një dekadë pritjeje, duke përmbyllur një proces normal për vendet tjera të tjera, por odiseadë për shtetin më të ri të kontinentit evropian.

Kosovarët mund të qëndrojnë deri në 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore brenda zonës Shengen, por se duhet të llogaritet numri i ditëve të qëndrimit, sepse periudha e përgjithshme e qëndrimit nuk duhet të tejkalojë totalin prej 90 ditësh brenda periudhës 180-ditore të paracaktuar, ndërsa periudha e qëndrimit llogaritet nga data e parë e hyrjes në çdo zonë Shengen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore