Lajme

Wagner’s lënë Voronezh-in për t’u nisur drejt Lipetsk-ut, guvernatori u thotë njerëzve të qëndrojnë në shtëpi


Autoritetet në rajonin e Lipetsk-ut të Rusisë u kërkuan njerëzve të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre për arsye sigurie.

Ata lëshuan paralajmërimin mes raporteve se mercenarët rebelë të Wagner po kalonin tranzit në rajon gjatë rrugës për në Moskë.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi “Al Jazeera”.

Më herët, një kolonë automjetesh ushtarake mercenare Wagner kaloi pranë qytetit rus të Voronezh-it.

Kështu bëri të ditur një dëshmitar për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Një nga automjetet ishte një kamion me shtrat të sheshtë që mbante një tank.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore