Lajme

Vuk Jeremiç: Për lidhjet e qeverisë së Serbisë me krimin – vendimtare javët në vijim


Kryetari i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç, thotë se “javët në vijim janë vendimtare në dëshmimin e lidhjeve të krerëve qeveritarë të Serbisë me krimin”, dhe bëri të ditur se kjo gjë do të ketë ndryshojë “mënyrën se si e shohin Serbinë qendrat më të mëdha në Evropë dhe botë”.

“Përfaqësues të vendeve të huaja në Serbi kanë informacion për këto lidhje, ata kanë dërguar edhe raporte dhe këto raporte do të jenë edhe në tavolinat e Qeverisë në shtator. Lidhje e tillë me krimin e organizuar dhe shtetit qartazi ka filluar të hedhë dritë mbi atë se si Serbia po perceptohet nga bota, dhe qëndrimi i saj kinse është ‘faktor stabiliteti’ në rajon”, tha Jeremiç para mediave.

Jeremiç po ashtu tha se një ambasador, emrin të cilin s’ia përmendi, i ka treguar atij që ishte gjë e qartë që një njeri është vrarë pasi policia serbe dhe BIA kishin filluar monitorimin dhe inçizimin e aktiviteteve të bandës së Belivuk-ut.

“Ai u çudit si kishte mundur të ndodhtte kjo, dhe më tha se do të përbënte skandal kulmor, dhe rënie të qeverisë po të kishte ndodhur kjo gjë në vendin e tij”.

Kryetari i Partisë Popullore, thotë se kjo vjeshtë do të jetë një vjeshtë e nxehtë politike, përfshirë edhe me ngjarjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet në Serbi.

Vuk Jeremiç po ashtu kishte deklaruar se grupi kriminal i Veljko Belivuk-ut nuk ka ekzistuar para se Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiç-it të vinte në pushtet.

Në një njoftim të Partisë Popullore Serbe thuhet se kryetari i këtij subjekti politik, Jeremiç ka vlerësuar se udhëheqësit e “regjimit aktual” (SNS) duhet të mbajnë përgjegjësi politike për përhapjen e krimit të organizuar në Serbi.

“Edhe nëse asgjë nga ato që u shfaqën në publik në lidhje me lidhjet e tyre me klanin Belivuk nuk është e vërtetë”, përgjegjës janë ata (SNS) meqë udhëheqin vendin gati dhjetë vitet e fundit.

“Ata kishin të gjithë fuqinë në duart e tyre, dhe ai klan doli nga e para pikërisht atëherë”.

Jeremiç shpreson se organet e prokurorisë dhe ato të gjyqësisë serbe në procedurën kundër Belivuk-ut do ta bëjnë punën e tyre në harmoni me ligjin dhe etiken profesionale ku sipas tij “pas ndryshimit të qeverisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Belivuk do të kenë mundësinë të diskutojnë në burg për dekada të tëra”, ka deklaruar Jeremiç gjatë një vizite në qytetin e Valjevës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore