Lajme

Jeremiç: Grupi kriminal i Belivuk-ut nuk ekzistonte para se SNS e Vuçiç-it ta merrte pushtetin


Kryetar i Partisë Popullore Serbe, Vuk Jeremiç

Vuk Jeremiç i cili është Kryetar i Partisë Popullore në Serbi, ka deklaruar se grupi kriminal i Veljko Belivuk-ut nuk ka ekzistuar para se Partia Progresive Serbe (SNS) e Aleksandar Vuçiç-it të vinte në pushtet.

Në një njoftim të Partisë Popullore Serbe thuhet se kryetari i këtij subjekti politik, Jeremiç ka vlerësuar se udhëheqësit e “regjimit aktual” (SNS) duhet të mbajnë përgjegjësi politike për përhapjen e krimit të organizuar në Serbi.

“Edhe nëse asgjë nga ato që u shfaqën në publik në lidhje me lidhjet e tyre me klanin Belivuk nuk është e vërtetë”, përgjegjës janë ata (SNS) meqë udhëheqin vendin gati dhjetë vitet e fundit.

“Ata kishin të gjithë fuqinë në duart e tyre, dhe ai klan doli nga e para pikërisht atëherë”.

Jeremiç shpreson se organet e prokurorisë dhe ato të gjyqësisë serbe në procedurën kundër Belivuk-ut do ta bëjnë punën e tyre në harmoni me ligjin dhe etiken profesionale ku sipas tij “pas ndryshimit të qeverisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Belivuk do të kenë mundësinë të diskutojnë në burg për dekada të tëra”, ka deklaruar Jeremiç gjatë një vizite në qytetin e Valjevës.

Ndërsa sa i përket pranisë së disa deputetëve opozitarë në një koktej me presidentin serb Vuçiç dhe me Milorad Dodik nga Bosnja dhe Hercegovina (BeH), Jeremiç ka thënë se “thirrja e Vuçiç-it për unitet shtetëror” nuk ishte e sinqertë, meqë ai nuk iu ka drejtuar partive kryesore opozitare siç është Partia Popullore e udhëhequr nga vet Jeremiç.

“Ajo tregoi motivet e vërteta të pikturës me verë në dorë dhe në një atmosferë të relaksuar, e cila nuk korrespondon me seriozitetin e situatës”, ka deklaruar ai.

Konferenca e Jeremiç-it ishte tentuar të ndërpritet nga një burrë thuhet në njoftimin e Partisë Popullore Serbe transmeton Danas.

Veljko Belivuk dhe banda e tij kriminale e quajtur “Jeniçerët” (të emëruar sipas mercenarëve në kohën osmane në Ballkan) ka kohë që janë subjekt i hetimeve.

Veljko Belivuk i arrestuar nga Policia serbe

Rasti i Belivuk-ut ka hedhur dritë mbi disa çështje të brendshme të shtetit serb – bazuar në hetimet që janë bërë del se Belivuk ka lidhje me zyrtarë të lartë shtetëror në Beograd, përfshi edhe vet Presidentit Serb, Aleksandar Vuçiç dhe partin e tij SNS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore