Lajme

Vuçiç: S’pres asgjë nga takimet në Bruksel


Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se nga takimet e së enjtes në Bruksel, në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij serb, Petar Petkoviç, me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak-ut, ku do të diskutojnë në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e dinarit serb për pagesa në territorin kosovar, nuk pret asgjë.

Këto komente, Vuçiç i ka bërë në fillim të seancës së jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, në të cilën do të diskutohet, siç është bërë me dije nga institucionet serbe, “për planin e veprimit dhe mënyrat se si shteti do t’i përgjigjet presionit ndaj Beogradit kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Republikën Srpska [etniteti serb në Bosnje e Hercegovinë]”.

“Sot tashmë kemi vazhdimin e bisedimeve në Bruksel dhe aty nuk mund të presim asgjë të mirë. Nuk kemi çfarë t’i ankohemi njerëzve që e shohin dialogun, por në Bruksel vepra penale u reduktua në mbështjellje dhe përkulje ndaj [Albin] Kurtit, për të legalizuar keqbërjet e tij dhe ne nuk do të marrim pjesë në këtë”, tha Vuçiç në fillim të fjalës së tij, transmeton media serbe me seli në Kosovë “KosovoOnline”.

Pas kësaj, siç bën zakonisht, ai filloi të ankohej duke thënë se qeverinë e presin detyra të vështira.

“Na presin detyra të vështira dhe të rëndësishme dhe do t’i lus të gjithë anëtarët e Qeverisë, pavarësisht funksioneve që do të kryejnë, të punojnë me përkushtim, seriozitet dhe përgjegjësi. Kjo është diçka që ka rëndësi më të madhe për ne Unë do të thosha për mbijetesën e vendit dhe qytetarëve. “Do t’ju kërkoj që të formoni ekipe për bashkëpunimin e të gjitha forcave tona, përfshirë NS-në dhe mua si president”, shtoi Vuçiç.

Ndryshe, të enjten rreth orës 9:30 ka nisur takimi i deleguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, me kryenegociatorin e palës serbe, Petar Petkoviç, në kuadër të dialogut, njoftojnë mediat serbe.

Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia, të enjten, do të takohen në Bruksel për të tretën herë me radhë në Bruksel, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pas vendimit të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi përdorimin e valutës shtetërore serbe, Dinarin, për shit-blerje dhe transaksione financiare në territorin e vendi.

Dy takimet e fundit përfunduan pa ndonjë rezultate konkretë në këtë drejtim.

Pas takimit të fundit e mbajtur më 25 mars në Bruksel, Bislimi theksoi se dallimet me Serbinë në këtë çështje janë të mëdha andaj kërkohet një takim shtesë.

Ndërkaq Petkoviç, kritikoi Prishtinën se nuk po bën përpjekje për të arritur një zgjidhje kompromisi dhe kërkoi që që serbët t’i marrin paratë nga Banka Postare e Serbisë.

Në takimin e parë që kryenegociatorët e të dy vendeve zhvilluan nën kujdesin e Lajçakut në Bruksel palët u dakorduan që deri më 22 mars t’i çonin propozimet për zgjidhjen e krizës së dinarit.

Nis takimi mes Lajçak dhe Petkoviç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore