Lajme

Vuçeviç: Synimi i Kurtit është ta çojë Serbinë në luftë me NATO-n


Millosh Vuçeviç

Kryetari i Partisë Progresive Serbe (SNS), Millosh Vuçeviç, në një paraqitje në televizionin “Pink” të hënën, ka pretenduar se synimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është ta çojë Serbinë në luftë me NATO-n, derisa ka shtuar se situata aktuale në Serbi dhe rajon është sfiduese.

“Kërcënimi më i madh është synimi i Kurtit për të dëbuar të gjithë serbët nga Kosova. Një rrezik tjetër me të cilin përballemi është synimi i Kurtit për të na çuar në një luftë të re kundër aleancës së NATO-s. Ne nuk do të biem në kurth. Ne do ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, ka theksuar Vuçeviç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiçi, në një intervistë për “TV Prva” të dielën, ka thënë se pret që “presioni më i madh” në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi t’i bëhet në janar dhe shkurt të vitit 2024, kur do të fillojë fushata zgjedhore për Parlamentin Evropian (PE).

Situata e rënduar e sigurisë në Ballkanin Perëndimor nën dritën e kërcënimeve ruse dhe rrjedha e tensionuar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, posaçërisht pas sulmit të armatosur të paramilitarëve serbë në Banjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, pritet të jenë ndër temat kryesore edhe në vitin 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore