Lajme

Votohet rezoluta kundër Dodikut në Parlamentin Evropian – kërkohet nga BE-ja t’i vendos sanksione


Parlamenti Evropian ka votuar një rezolutë në të cilën i kërkoi zyrtarisht Bashkimit Evropian të vendos sanksione kundër liderit nacionalist të serbëve të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“PE përsërit thirrjen e tij për miratimin e sanksioneve të synuara kundër aktorëve destabilizues në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH), duke përfshirë ata që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, veçanërisht Milorad Dodik”, thuhet në tekstin e miratuar në formën e një rezolute të PE.

Rezoluta shpreh shqetësimin për përmbajtjen dhe “mënyrën në të cilën u ndryshuan ligji zgjedhor i Bosnjë-Hercegovinës dhe Kushtetuta e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, duke pasur parasysh se Përfaqësuesi i Lartë për BeH (Christian Schmidt) propozoi ndryshimet në ditën e zgjedhjeve, të cilat mund të kërcënojnë legjitimitetin demokratik dhe të forcojnë etno-nacionalizmin”.

Ndryshe, vlen të përmendet se më gjashtë janar të vitit të kaluar, Ministria e Financave e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës njoftoi se ka vendosur sanksionone ndaj liderit nacionalist të entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore