Shqipëria

Von Der Leyn për Dua Lipan: Ke një ndikim kaq të madh në botë


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, të enjten e 11 nëntorit ka shprehur entuziazmin e saj pasi është takuar me këngëtaren me famë botërore me origjinë nga Kosova, Dua Lipa.

“Shumë e lumtur që u takova me Dua Lipan në ‘Atlantic Council’ – Çmimet e lidershipit”, shkruan Von Der Leyen në median sociale Twitter.

Më tej, ajo vijon duke shprehur kënaqësinë për Lipan. “Dua, ti ke një ndikim kaq të madh në botë”.

Në përfundim të postimit, presidentja thotë, “me muzikën tënde dhe energjinë tënde unike, ne të gjithë ‘ngrihemi në ajër’”.

Te kjo e fundit, ajo u referua tek albumi i ri i Duas me titull “Levitating”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore