Sport

Vojvoda pritet të largohet nga Torino, dy ekipe interesohen për të


Futbollisti i Kosovës, Mërgim Vojvoda, pritet të largohet nga skuadra e Torino-s gjatë kësaj vere.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, nga Torino pritet të largohen disa lojtarë gjatë kësaj vere, në mesin e të cilëve është edhe Vojvoda.

Interes për mbrojtësin 28-vjeçar ka shfaqur skuadra spanjolle, Granada, të cilët këtë vit e siguruan ngjitjen në La Liga.

Në këtë rast, Vojvoda do të bashkohej me sulmuesin e Shqipërisë, Myrto Uzunin, i cili ishte futbollisti kryesor që skuadra e tij u ngjit në elitën e futbollist spanjoll.

Mediat italiane raportojnë gjithashtu se edhe Fenerbahce është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës.

Pra, e ardhmja e Vojvodës pritet të jetë larg Torinos, derisa ai ka kontratë të lidhur me klubin deri në verën e vitit të ardhshëm.

Anësori 28-vjeçar pati një sezon relativisht të mirë me Torinon në vitin e kaluar, duke dhuruar gjashtë asistime në 32 ndeshje në Serie A dhe në Kupën e Italisë.

Kujtojmë që Vojvoda është pjesë e Torinos që nga vera e vitit 2020, kur ishte transferuar nga skuadra belge, Standard Liege, për shumën e 5.2 milionë eurove.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore