Lajme

Vlera e tregut e LVMH-së arriti një rekord prej 440 miliardë eurosh


Aksionet e Louis Vuitton Moët Hennessy (LVMH) u rritën në një rekord të lartë pasi blerësit kinezë dolën nga kufizimet më të rrepta të bllokimit në botë dhe u hodhën në çantat dhe bizhuteritë luksoze, duke shkaktuar një rritje të shitjeve.

Lajmi u bë i ditur nga kompania amerikane “Bloomberg”.

Aksionet u rritën 5 për qind në tregtimin e Parisit, duke e ngritur vlerën e tregut të LVMH-së në rreth 440 miliardë euro (485 miliardë dollarë), më e larta në Evropë.

Aksionet janë rritur me më shumë se një të katërtën këtë vit pasi kërkesa nga Kina u ringjall.

Shitjet në njësinë më të madhe të veshjeve dhe produkteve prej lëkure të Louis Vuitton u rritën me 18 për qind në tremujorin e parë, gati dyfishi i pritshmërive të analistëve.

Rritja e divizionit në Kinë ishte dyshifrore për qind, u tha analistëve të mërkurën shefi financiar Jean-Jacques Guiony.

Sipas tij, LVMH-ja është “jashtëzakonisht optimiste” për Kinën në vitin 2023.

“Treguesit e tremujorit të parë premtojnë perspektiva të mira për pjesën tjetër të vitit”, shtoi Guiony.

Megjithatë, sipas drejtorit ekzekutiv, LVMH-ja po sheh një ngadalësim të rritjes në SHBA, gjë që ka ndikuar veçanërisht në kërkesën për konjak dhe shitjet e artikujve prej lëkure.

“Ka shumë të mira në këto rezultate, pavarësisht nga SHBA-të”, tha Rogerio Fujimori, një analist në Stifel, duke përshkruar rezultatet e tremujorit të parë të LVMH-së si një “fillim i fortë i vitit”.

LVMH-ja tha se kërkesa u rrit në të gjitha rajonet në tre muajt e parë pasi blerësit blenë mallra luksoze, nga çanta Christian Dior te unazat Tiffany.

Japonia pa rritjen më të fortë tremujore prej 34 për qind, e ndjekur nga rritja me 24 për qind në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore