![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2024/06/6679ba4ed5741.image_.jpg)
Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA vendosi të gjobisë për herë të tretë Federatën Shqiptare të Futbollit me vlerën 86,500 euro për incidentet e ndodhura në ndeshjen e raundit të tretë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” kundër Spanjës, që u luajt mbrëmjen e së hënës në stadiumin e Dyseldorfit.
Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës.
Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,500 euro për ndezjen e flakadanëve.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 25.000 euro për transmetim e mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 45,000 euro për hedhjen e sendeve.
- Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 8,000 euro për pushtimin e fushës.
Kjo është gjoba e tretë që UEFA i vendos FSHF-së, teksa është gjobitur edhe në dy ndeshjet e raundeve të para në Europian, ndaj Italisë (37,375 euro) dhe Kroacisë (47.500 euro), po për të njëjtat arsye.
UEFA gjobit FSHF-në për incidentet gjatë ndeshjes me Italinë
UEFA gjobit sërish FSHF-në, pas incidenteve në Kroaci-Shqipëri
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Sondazhi: VV dhe Guxo 41%, PDK 19.6, LDK 19.2 dhe AAK-Nisma 6%
-
Ols Rama shpjegon nga SPAK të vërtetën e tij për “Xibrakën”
-
Trump, “fituesi” i debatit të Atlantës: Strategjia ‘prit dhe shih’ dhe 30 lajme të rreme në fjalën e tij
-
Censi: Në Tiranë jetojnë 32% e popullatës, Kukësi dhe Gjirokastra më pak të banuarit