Shqipëria

Vrasja e 27 vjeçarit në Tiranë/ Vetëdorëzohen në polici edhe tre personat të tjerë, një në kërkim


Janë vetëdorëzuar në polici edhe tre persona të tjerë të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes së 27 vjeçarit, M.Q mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 5 maj.

Në kërkim ishin: Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi.

Pak më herët u dorëzua Marius Dema, autori i ngjarjes dhe Frenkli Myftari. Dema tha se e kishte vrarë aksidentalisht shokun e tij pasi nuk e dinte se kishte fishekë në pistoletë. Ai tha se armën e kishte gjetur viktima në rrugë.

Më herët burime nga policia thanë se, Marjus Dema u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pas negociatave mes uniformave blu dhe avokatit e familjarëve të tij. Ai ka qëndruar i fshehura që prej mesnatës.

Bashkë me të është dorëzuar edhe njëri prej personave të shpallur në kërkim, Frenkli Myftari, i cili ka qenë prezent në lokal.

Më herët policia ka njoftuar se është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e hënë në rrugën “5 Maj”, ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Bazuar në provat e grumbulluar, autoritetet policore bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasin M. D., 28 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mësohet se po punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore