Sport

Verstappen triumfon në Grand Prix-in e Francës


Charles Leclerc i dhuroi Max Verstappen fitoren dhe një avantazh të madh në Kampionatin Botëror duke u rrëzuar nga epërsia e Grand Prix-it të Francës.

Piloti i Ferrarit, që kishte nevojë për një rezultat të mirë për të mbajtur gjallë shpresat e tij për titull, humbi kontrollin, ku u detyrua të largohet nga ndeshja për t’i dhënë fitoren Verstappen-it.

Fitorja e shtatë e Verstappen në 12 gara i jep atij një epërsi prej 63 pikësh me 10 gara të mbetura.

Lewis Hamilton zuri vendin e dytë, dhe shoku i tij i skuadrës nga Mercedes, George Russell, i treti dhe vendi i fundit në podium pas një lufte të furishme dhe gjaknxehtë me Sergio Perez të Red Bull në xhiron e fundit.

Carlos Sainz i Ferrarit ishte i pesti, duke vënë në pikëpyetje vendimin e skuadrës së tij për të bërë një ndalesë të dytë në pit-stop menjëherë pasi ai kishte marrë vendin e tretë nga Perez me 11 xhiro përpara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore