Kosova

Vërshime në disa lagje të Prishtinës


Reshjet e shumta të shiut, këtë të diel, kanë shkaktuar vërshime në shumë zona të Komunës së Prishtinës.

Lagjet e prekura prej reshjeve të rrëmbyeshme të shiut janë Rruga C, Rruga B, Emshir, Kalabria, Veterniku.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nëpërmjet një postimi në platformën sociale në Facebook, ka apeluar te qytetarët e kryeqytetit që të qëndrojnë në shtëpi ose në zona të sigurta nëse gjenden jashtë shtëpive për shkak të shiut të rrëmbyeshëm.

Sipas Ramës shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë ka shkaktuar dëme në kryeqytetet.

“Ekipet e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, si dhe zjarrfikësit, janë në terren duke punuar pa ndërprerje për të sanuar gjendjen. Për çdo problem, telefononi në numrat kujdestarë (pa pagesë) 080012233 dhe 080012244”, ka potencuar ai.

Ndërkohë drejtori i Emergjencave në Komunën e Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka potencuar se gjendja momentale është e rëndë.

“Gjendja momentale është tejet e rëndë. Aktualisht jemi duke bërë listën e prioriteteve. I kam angazhuar ekipet në terren për të intervenuar”, ka thënë ai.

Shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë, Rama: Qëndroni në shtëpi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore