Lajme

Vdes senatori demokrat Harry Reid


Harry Reid, Senator Demokrat

Në moshën 82 vjeçare ka vdekur të mërkurën, senatori demokrat Harry Reid.

Reid i kishte udhëhequr demokratët për 12 vjet gjatë një periudhe të vështirë.

Bashkëshortja e tij, Landra Reid, tha se ai vdiq paqësisht e i rrethuar nga miqtë, pas një beteje katërvjeçare me kancerin në pankreas, shkruan The Guardian.

Për vdekjen e tij ka pasur shumë reagime, përfshirë atë të Presidentit Joe Biden.

“Amerikan i madh, ai i shikonte sfidat dhe besonte se ishte brenda kapacitetit të tij që të bëjë mirë, ta bëjë të drejtën. Zoti e bekoftë Harry Reid-in, mik i dashur e gjigant i historisë sonë”, shkroi mes tjerash presidenti amerikan.

Udhëheqësi i shumicës në senat, demokrati Chuck Schumer, tha se senatori Reid ishte “një nga njerëzit më mahnitës që ka takuar ndonjëherë”.

Reid la pas vetes bashkëshorten, pesë fëmijë dhe 19 nipa e mbesa.

Në maj të vitit 2018, ai kishte njoftuar se është diagnostikuar me kancer të pankreasit dhe se ishte duke iu nënshtruar trajtimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore