Lajme

Vdes personi që u sulmua në Shtërpcë, arrestohet i dyshuari


Policia e Kosovës.

Një person ka ndërruar jetë në spital të martën, pasi ishte dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të rënda që mori të premten e 8 dhjetorit, si pasojë e një sulmi fizik me një person tjetër në Shtërpcë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë”.

Me vendim të prokurorit, është thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të hënën, në komunën e Drenasit janë arrestuar katër persona pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që ditë më parë kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

I njëjti me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Në Veri, një person ka informuar se nga një person i panjohur është ngacmuar përmes telefonit.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga një person i panjohur është ngacmuar përmes telefonit”, thuhet në raport.

Nga Policia është thënë se edhe ky rast është duke u hetuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore