Lajme

Vdes një person nga aksidenti në Rahovec


Ilustrim.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksident trafiku me fatalitet që ka ndodhur në drejtim të Xërxës të hënën e 25 korrikut.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 11:40 është pranuar informacion për  një aksident trafiku në rrugën Xerrxë-Rahovec. Të përfshirë në aksident trafiku kanë qenë dy automjete dhe për pasojë, përveç dëmeve materiale, një person i moshës madhore ka ndërruar jetë (vdekjen e tij e kanfirmuar personeli mjekësor në QKMF Rahovec)”.

Policia e Kosovës

Tutje, Elezaj bën të ditur se një person tjetër ka pasur lëndime trupore.

“Një person tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti, pas trajtimit mjekësor është shoqëruar në polici. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vend-ngjarje si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është duke vazhduar me hetime”.

Ndryshe, viktima e aksidentit është familjar i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Këtë e ka bërë të ditur vetë deputetit përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai e kemi kthimin! Sot paradite në një aksident trafiku ndërroi jetë daja im, haxhi Ramadani, i biri i haxhi Qamilit. Allahu e faltë dhe e mëshiroftë!”, ka shkruar Korenica.

Ndërsa, ka shtuar se për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë pas kryerjes së obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Shkrimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica në rrjetin social ‘Facebook’.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore