Shqipëria

Vangjel Dule qëllohet me vezë pranë GJKKO-së në pritje të gjyqit për Belerin


Pranë Gjykatës së Posaçme GJKKO është regjistruar një incident këtë 24 janar.

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, mësohet se është qëlluar me vezë nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur teksa ai hynte në GJKKO, ku do të merrte pjesë në seancën për Fredi Belerin.

Sakaq, në Apelin e Posaçëm zhvillohet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Belerin, i cili kërkon leje për t’u betuar.

Në seanca është paraqitur edhe ambasadorja greke.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore