Sport

Van Dijk pritet të mungojë disa javë


Në ndeshjen e fundit ndaj Brentford-it, Liverpool-i përveç që nuk arriti ta arkëtojë asnjë pikë, rrezikon ta humbasë edhe liderin e mbrojtjes, Virgil Van Dijk.

Kapiteni u dëmtua në këtë sfidë dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë, edhe pse lëndimi në fillim nuk dukej edhe aq serioz.

Megjithatë, siç raportojnë mediat angleze, Van Dijk pritet që së paku tre javë të jetë jashtë fushave.

Në këtë mënyrë, holandezi nuk do të mund ta ndihmojë ekipin e tij në ndeshjet e rëndësishme ndaj Wolverhampton, Brighton dhe Chelsea.

Pra, problemet për Jurgen Klopp vazhdojnë, pasi te Liverpool-i mungojnë emra të rëndësishëm si: Milner, Henderson, Diaz, Jota e Firmino.

“The Reds” nuk janë duke kaluar formë të mirë në Premier Leauge, ku tani janë jashtë luftës për titull kampion dhe pozicionohen në vendin e gjashtë me 28 pikë, 16 më pak se Arsenal-i i vendit të parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore