Lajme

Ulja e çmimit të rrymës për 8 %, Bajrami: S’do të vërehet pothuajse nga askush


Hykmete Bajrami

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), të martën vendosi për uljen çmimit të energjisë elektrike për 8 për qind për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh, e kjo ulje në vlerësimin e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, “nuk do të vërehet pothuajse nga askush”, meqë sipas saj “çmimi i rrymës në tri vitet e fundit u ngrit mbi 100 për qind”.

“Gjatë mandati të Qeverisë Kurti dhe me bekimin e Kurtit dhe VV-së, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka ngritur dy herë çmimin e energjisë elektrike”, shkroi ajo në platformën sociale, Facebook.

“Herën e parë çmimi i energjisë është për konsum familjar dhe tarifa e lartë është ngritë për 104 për qind dhe tarifa e ulët për 85% (për shpenzimin mbi 800 KWh), ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë për 15%  për të gjithë shpenzuesit”, shtoi ish-ministrja e Financave.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, në mbledhjen e bordit, më 2 prill, deklaroi se ulja e çmimit të energjisë elektrike për 8 për qind për kilovatët e shpenzuar mbi blloktarifën prej 800 kilovatësh ka ndodhur për shkak se importi me shumicë i energjisë elektrike ka pasur zbritje.

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë ne, sidomos për konsumatorët që edhe këtë vit do të kemi një zbritje përveç mbështetjeve tjera që u janë ofruar nga institucionet e tjera gjatë vitit të kaluar”.

Uljen e çmimit të energjisë elektrike kishte kërkuar Korporata e Energjetike e Kosovës (KEK).

Nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në një përgjigje me shkrim për Albanian Post kishin thënë se kanë dorëzuar kërkesë për rishikim të çmimeve tek KESCO/KEDS.

Lirohet çmimi i rrymës për 8% për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore