Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një konferencë për media, ka potencuar se masat ndëshkuese ndaj Kosovës hiqen kur për një gjë të tillë vendosin shtetet anëtare të bllokut evropian, e jo Qeveria e Kosovës.
“Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por, për këtë vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës”, ka thënë ai.
Stano ka pranuar se mbajtja e votimeve në komunat në Veri të Kosovës, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës.
“Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, ka shtuar ai.
Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në Veri të vendit.
Masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale.
Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit).
Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese që blloku ka vendosur ndaj Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
-
Papunësia në Gjermani 3.4 për qind, në Kosovën e LVV-së vetëm 4 për qind: Një diferencë e vogël – një propagandë e madhe
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?