Shqipëria

Ulet numri i të infekturave/ 17 vdekje nga Covid-19


Gjatë 24 orëve të fundit 17 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 683 qytetarë në Shqipëri.

Ditën e sotme janë vaksinuar 612 qytetarë. Deri më tani janë kryer 20 mijë e 275 vaksina anti-Covid. Procesi i vaksinimit ka vijuar në qendrat përkatëse.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 646 pacientë. 40 pacientë ndodhen në terapi intensive nga të cilët 15 janë të intubuar.

Janë kryer 2 mijë e 708 testime dhe janë shëruar 697 qytetarë.

Kjo ditë ka shënuar një ulje të rasteve të reja. Si dhe numri i vdekjeve ka pësuar një ulje.

Kujtojmë se më 25 shkurt u mblodh Komiteti Teknik i Ekspertëve ku deklaroi se mbeten në fuqi masat që u morën më 11 shkurt, për parandalimin e coronavirus-it. Kufizimi i lëvizjes vazhdon nga ora 20:00-06:00. Kjo masë është shoqëruar gjithashtu me rritjen e gjobave për personat apo subjektet që shkelin ligjin.

Prandaj, Ministria ka bërë sërish thirrje që të vendoset maska, të shmangen grumbullimet, të ruhet distanca dhe të tregohet kujdes për higjienën vetjake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore