Lajme

Ukrainë: Zjarr në spitalin Covid, 4 të vdekur


Tre pacientë në kujdes intensiv dhe një mjek i këtij reparti kanë humbur jetën nga shpërthimi i një zjarri, në një spital të Ukrainës juglindore. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori i këtij rajoni, Oleksander Starukth. Spitali rajtonte personat e infektuar nga Covid-19.

Oleksander Starukh deklaroi se zjarri shpërtheu gjatë mbrëmjes, në katin e parë të spitalit në Zaporizhzhya. Pacientët gjendeshin në respirator. Starukh shtoi se se tetë pacientë të tjerë në njësi u evakuan. Ai theksoi se janë duke u zhvilluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi deri te shpërthimi i këtij zjarri.

Ndërkohë, Kryeministri Denys Shmygal, tha se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje oksigjeni.

Ukraina ka regjistruar më shumë 1.2 milionë raste Covid-19. Numri total i vdekjeve arrin në 23 mijë e 229. Shumica e rasteve të Covid-19 janë regjistruar në kryeqytetin Kiev. Më pas vendi tjetër me i prekur është Oblast Odessa, me rreth 67 mijë raste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore