Lajme

Ukrainë: Evakuimi nga Sumy është gati të përfundojë


Dmytro Zhyvytsky, kreu i administratës rajonale në rajonin Sumy, ka thënë se rruga e evakuimit nga qyteti është gati të mbyllet në orën 19:30 me kohën lokale (12:30 p.m. ET).

Qyteti i Sumy-t ka parë sulme të rënda në ditët e fundit dhe është pothuajse i shkëputur nga pjesa tjetër e vendit. 21 persona u raportuan të vrarë në qytet në një sulm ajror të hënën mbrëma.

“Për momentin qytetarët janë duke u evakuuar me automjetet e tyre. Kolona e organizuar është nisur në drejtim të qytetit Romny. Aty ka makina private. Ata shoqërohen nga një makinë e Kryqit të Kuq”, tha Zhyvytsky në kanalin e tij Telegram.

“Ora e fundit e nisjes nga Sumy është ora 19:30. Pas orës 19:30 mbyllet pika e kontrollit dhe do të jetë e pamundur të largohesh nga Sumy. Regjimi i armëpushimit është rënë dakord deri në orën 21:00”, theksoi ai.

Kjo është dita e 13-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë, sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe mbi 11 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën.

Ndërsa të paktën 474 civilë, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore