Lajme

Ukraina e mohon se Kherson-i ka rënë


Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka mohuar njoftimet se qyteti jugor Kherson ka rënë në duart e rusëve.

“Sipas informacioneve nga brigada jonë, betejat po vazhdojnë ende”, tha një zëdhënës i ministrisë, duke shtuar se, “qyteti nuk është pushtuar plotësisht, disa pjesë janë nën kontrollin tonë”.

Media shtetërore ruse kishte raportuar më parë se trupat ruse kishin marrë kontrollin e plotë të qytetit.

Ishte ministria ruse e Mbrojtjes, e cila njoftoi se trupat e tyre kanë kapur Kherson-in, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës me pothuajse 300 mijë banorë.

Strategjikisht do të ishte një bazë jetike për ushtrinë ruse nëse do të binte në duart e tyre.

Kherson është në vetvete një port i rëndësishëm i Detit të Zi dhe një qendër industriale.

Të kontrollosh Kherson-i do të thotë të kontrollosh gjithashtu një burim të madh uji.

Ukraina e mbylli kanalin e Krimesë së Veriut pasi Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë, kështu që shumica e furnizimit me ujë të freskët në Krime u ndërpre, duke shkaktuar mungesë uji në rajonin e aneksuar.

Një nga objektivat e para të pushtimit ushtarak të Rusisë ishte zhbllokimi i asaj rruge ujore dhe rivendosja e furnizimit me ujë në Krime.

Automjetet ruse hynë në qendër të qytetit Kherson gjatë natës.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore