Lajme

Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë thotë Macron


Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministri italian Mario Draghi dhe presidenti rumun Klaus Iohannis kanë vizituar Irpin-in.

Pasi ka vizituar qytetin jashtë kryeqytetit Kiev, presidenti Macron ka thënë se Ukraina duhet ta fitojë luftën kundër Rusisë.

“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë”, u ka thënë Macron gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje mbi komentet e tij të mëparshme se Rusia nuk duhet të poshtërohet.

Duke qëndruar pranë ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai dhe homologët e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të shqetësuar teksa dëgjonin një zyrtar ukrainas që shpjegonte se çfarë kishte ndodhur.

Macron, më tej, u tha gazetarëve se Irpin “është një qytet heroik, i shënjuar nga stigma e barbarizmit”.

Për Ukrainën, Rusia ka kryer mizori në shkallë të gjerë në Irpin. Kurse Rusia i ka mohuar akuzat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore