Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit spanjoll për trukim ndeshjesh


Kishte shumë gëzim në stadiumin “El Sadar” të dielën, kur Osasuna siguroi kualifikimin në Ligën e Konferencës pasi mposhti Girona-n me rezultat 2:1 në ndeshjen e fundit në La Liga.

Megjithatë, ai gëzim mund të kthehet në dëshpërim, pas raporteve nga “Mundo Deportivo” se UEFA ka hapur një hetim në lidhje me veprat e trukimit të ndeshjeve që ndodhën gjatë sezoneve 2012/13 dhe 2013/14.

Janarin e kaluar, Gjykata e Lartë dënoi anëtarët e bordit të drejtorëve të Osasuna-s pas krimeve të “shpërdorimit, krimit kontabël, falsifikimit të dokumenteve dhe korrupsionit sportiv”.

Nëse UEFA vendos të ndëshkojë Osasuna-n, e cila mund të përfshijë përjashtimin e tyre nga Liga e Konferencës për sezonin e ardhshëm, atëherë Athletic Bilbao do të zërë vendin e tyre në kompeticion, pasi ka përfunduar i teti në tabelën e La Liga-s për sezonin 2022/23.

UEFA tashmë ka një hetim të vazhdueshëm për Barcelonën, në lidhje me “El Caso Negreira”, dhe ata tani kanë një edhe me Osasuna-n.

Ndërkohë “Los Rojillos” shpresojnë që gjithçka të jetë në rregull pasi që kualifikimi në garat evropiane është një e arritur e madhe për ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore