Sport

U prezantua në janar, por mund të dështojë transferimi i Paqaradës te Koln-i


Futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada, e mbylli transferimin te skuadra e Koln-it në janarin e kaluar, duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Paqarada ishte vendosur që të transferohej te Koln-i në përfundim të sezonit nga St. Pauli, por kjo gjë tani nuk dihet nëse do të ndodhë.

Kjo pasi që klubi gjerman është përballur së fundmi me një sanksion nga UEFA, të cilët ia ndaluan transferimet për sezonin e ardhshëm.

FIFA njoftoi Koln-in për ndalimin e transferimeve deri në verën e vitit 2024 për shkak të transferimit të futbollistit slloven, Jaka Cuber Potocnik, i cili ishte i parregullt.

Talenti slloven kishte shkëputur në mënyrë të njëanshme kontratën me NK Olimpija dhe kishte nënshkruar me Koln-in.

Transferimi i vetëm i Koln-it deri më tani është vetëm Leart Paqarada, por mediat në Gjermani kanë raportuar se ky transferim mund të dështoj dhe ende nuk dihet për fatin e mbrojtësit të majtë kosovar.

Klubi i ardhshëm i Paqaradës ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Sportit “CAS” dhe mbetet të shihet se si do të shkojnë gjërat.

Kujtojmë që Paqarada u rikthye te Kosova në ndeshjet kualifikuese të marsit, pasi që kishte munguar për rreth dy vite për shkak të prishjes së marrëdhënieve me ish-trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore