Shqipëria

U mbyt në det teksa peshkonte para 2 muajsh, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i 40-vjeçarit


Aurel Ndoni 40 vjeç i cili u mbyt para dy muajsh në zonën e Porto Romanos teksa peshkonte duke rënë në det, është gjetur në brigjet e Kroacisë.

Familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjës, prej nga ishte familja.

Polumbarët e forcave RENEA patën kërkuar disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë.

Dhe rezultati ishte bregdeti kroat në Dubrovnik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore