Stil

“Twerk” mbi veturë të policisë


Një video virale ka marrë me miliona shikime teksa brenda saj u shfaqen tre gra të cilat vallëzonin “twerking” mbi një veturë “SUV”, të policisë së Chicagos.

Menjëherë pasi videoja morri vëmendjen e tepruar, Policia e Chicagos ka nisur hetimet mbi të tre gratë protagoniste të xhirimit me celular dhe policëve të përfshirë në video, shkruan chicago.suntimes.com, transmeton Albanian Post.

Ajo që ishte akoma më interesante është fakti se vetura pos që po drejtohej nga stafi policor të cilët duket se po e shijonin atmosferën, ata vozisnin me shpejtësi të njëjtë me ato të paradave duke e harrur rrezikun që ju cenohej vajzave që gjendeshin mbi veturë duke vallëzuar.

Madje, festa nuk përfundoi edhe shpejtë, ajo zgjati për disa kohë, e të pakt nuk ishin as njerëzit që po e shikonin me aq habi gjestin e pazakontë të policisë dhe vallëzimin ekstravagant të vajzave.

Por, disa lagje të Chicagos, si në pjesën jugore të “Park Manor”, kohëve të fundit kanë hasur me probleme të vazhdueshme me zhurma, muzikë të lartë dhe sjellje të papërshtatshme.

“Sinqerisht, Chicagoans, veçanërisht ata që jetojnë në anët e Jugut dhe Perëndimit, jetojnë me sjellje më të paligjshme sesa kam parë ndonjëherë”

“Më shumë automobilistë drejtojnë makinat edhe në dritat e kuqe të semaforëve që çojnë në më shumë përplasje makinash. Automjetet po bëhen normë. Të shtënat në autostradë po na bëjnë të ndihemi si shënjestra”, thotë Niena Feme, banore e lagjes ku u incizua videoja virale.

Gjithsesi, rasti mbetet i hapur në polici, vajzat rrezikojnë të vuajnë burg dhe policët të suspendohen nga puna.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore