Lajme

Turqia po përgatit biseda telefonike mes Zelensky-t dhe Putin-it


Turqia po përgatit biseda telefonike mes presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Kështu deklaroi udhëheqësi turk Recep Tayyip Erdogan në një intervistë me gazetarët pas namazit të së premtes në Stamboll, shkruan Agjencia Anadolu.

“Vazhdojnë kontaktet në lidhje me organizimin e bisedave të reja telefonike me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës”, theksoi fillimisht Erdogan.

Presidenti gjithashtu vuri në dukje se Turqia vazhdon të bëjë përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Nga ana tjetër, shefi ukrainas i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, shtoi se aktualisht nuk ka marrëveshje për një takim midis Zelensky-t dhe Putin-it.

“Sa i përket Turqisë. Aktualisht, nuk ka negociata, marrëveshje për një takim midis Presidentit të Ukrainës dhe Presidentit të Rusisë, ne nuk kemi dëgjuar për sinjale të tilla”, deklaroi kreu i Zyrës Presidenciale, transmeton Ukrinform.

Ukraina pezulloi procesin e negociatave për një zgjidhje paqësore më 17 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore