Lajme

Trump kërkon në mënyrë të përsëritur të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor


Një video e publikuar të martën e 31 janarit shfaqi ish-presidentin amerikan Donald Trump duke iu përgjigjur pyetjeve të prokurores së përgjithshme të New York-ut, Letitia James.

E gjitha për një rast mashtrimi në fund të verës së kaluar.

I pyetur për çështjet e tij financiare, ish-presidenti thirri në mënyrë të përsëritur të drejtën e tij të amendamentit të pestë kundër vetë-inkriminimit.

Kjo, si pjesë e një refuzimi për t’u përgjigjur që ai e përsëriti më shumë se 400 herë.

“Kushdo në pozicionin tim që nuk merr amendamentin e pestë do të ishte një budalla, një budalla absolut”, ka thënë Trump.

Ai ka shtuar se “me respekt refuzon t’u përgjigjet pyetjeve sipas të drejtave dhe privilegjeve që i jepen çdo qytetari sipas kushtetutës së SHBA-ve”.

Sakaq, pamjet e videos janë marrë dhe raportuar nga “CBS News”.

Në deponimin e tij, Trump vazhdimisht pretendonte se ishte trajtuar në mënyrë të padrejtë.

“Çdo gjë që ju thoni në këtë ekzaminim mund të përdoret në një proces civil dhe kjo mund të përfshijë një procedurë civile përmbarimore ose një veprim penal. A e kupton këtë?”, i ka thënë atij James.

“Nuk e di çfarë kam bërë gabim, por përgjigja është po, e kuptoj”, i është përgjigjur Trump.

Po ashtu ai është paralajmëruar për rrezikun e dëshmisë së rreme.

Duke lexuar një deklaratë të përgatitur, ai u ankua për “gjuetinë më të madhe të shtrigave në historinë e vendit” dhe e quajti James një prokurore renegat dhe jashtë kontrollit.

“E gjithë kjo gjë është shumë e padrejtë”, ka vijuar Trump.

Deponimi u bë më 10 gusht, dy ditë pasi shtëpia e tij në Florida, Mar-a-Lago, u bastis nga agjentë të FBI-së në kërkim të dokumenteve të klasifikuara.

Në deklaratën e tij, Trump ka thënë se bastisja “fshiu çdo pasiguri” nëse ai duhet të merrte të pestën në depozitimin e tij nga James.

“Nuk kam absolutisht zgjidhje, sepse administrata aktuale dhe shumë prokurorë në këtë vend kanë humbur të gjitha kufijtë moralë dhe etikë të mirësjelljes”, ka theksuar ai.

James, në fund të shtatorit 2022, njoftoi një padi civile të gjerë kundër familjes Trump dhe kompanisë së tyre.

Sipas saj, Trump “fryu në mënyrë të rreme pasurinë e tij neto me miliarda dollarë për të pasuruar veten padrejtësisht dhe për të mashtruar sistemin, duke na mashtruar kështu të gjithë ne dhe e bëri me ndihmën e të pandehurve të tjerë”.

Në nëntor, Trump paditi James, për atë që ai e quajti një “kryqëzatë të pamëshirshme, të dëmshme, publike dhe të pafalshme” kundër tij.

Ai e hoqi padinë këtë muaj, një ditë pasi u hodh poshtë padia kundër Hillary Clinton dhe Trump dhe avokati i tij u goditën me një sanksion prej gati një milion dollarësh.

Kurse të hënën, ai njoftoi një padi prej gati 50 milionë dollarësh kundër gazetarit të Washington Post, Bob Woodward dhe botuesit Simon & Schuster, për një libër audio për të cilin Trump thotë se nuk ka dhënë leje.

Woodward dhe Simon & Schuster kanë thënë se padia ishte “pa merita dhe ne do të mbrohemi në mënyrë agresive kundër tij”.

Edhe pse ai po rrit ritmin për fushatën e tij për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, po përballet me rrezik ligjor në shumë fronte.

Departamenti i Drejtësisë dhe autoritetet shtetërore po hetojnë përpjekjen e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 dhe nxitjen e sulmit në Capitol të SHBA-ve, në lidhje me të cilin komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të 6 janarit bëri katër referime penale.

Po ashtu departamenti vazhdon të hetojë mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara nga Trump.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore