Lajme

Tre turistë të zhdukur janë gjetur të vdekur – në vetëm një javë – në ishujt grekë


Një turist amerikan që u zhduk në Greqi u gjet i vdekur të dielën, sipas transmetuesit grek Skai news, i treti në një javë.

55-vjeçari u zhduk nga hoteli i tij në ishullin grek të martën e kaluar dhe u gjet i vdekur të dielën.

Vdekja e tij është e treta në vend në javët e fundit.

Një burrë 74-vjeçar nga Holanda u gjet i vdekur të shtunën në ishullin Samos pasi kishte dalë për shëtitje i vetëm në jugperëndim të ishullit.

Trupi i tij u gjet përfundimisht në një luginë.

Mjeku televiziv britanik Michael Mosley u gjet i vdekur në ishullin Symi një javë më parë.

Mosley me sa duket kishte rënë nga një shpat i pjerrët.

Aktualisht, disa turistë mbeten të zhdukur në vend.

Një tjetër turist amerikan, 59-vjeçari Albert Calibet, është zhdukur në ishullin Amorgos.

ABC News raportoi se disa nga familjarët dhe miqtë e Calibet kanë udhëtuar në Greqi për të kërkuar policin e dalë në pension.

Dhe një operacion kërkimi po vazhdon për dy turistë francezë të zhdukur në ishullin grek të Sikinos, sipas mediave lokale.

Kanali i lajmeve Cyclades24 tha se gratë po qëndronin në hotele të ndryshme, por dyshohet se ishin të lidhura me njëra-tjetrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore