Gjykata Speciale

Tre orë debate te Komisioni i Shëndetësisë, mazhoranca refuzon kalimin e kërkesave për informacion


Ka përfunduar mbledhja e Komisionit hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, e cila është shoqëruar me debate për rreth 2 orë e gjysmë.

Në fund mazhoranca edhe një herë tjetër ka refuzuar të kalojë kërkesat për informacion duke votuar kundër.

Anëtarët e mazhorancës po ashtu propozuan që votimit për kërkesat për informacion të shtyhen për në mbledhjen e radhës.

Mbledhja e radhës u vendos të mbahet ditën e enjte në orën 11:00.

Në komision u diskutua që palët të bien dakord për një draft të dakordësuar që të integrojë të dy draftet për planet e hetimit.

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësisë Albana Vokshi kërkoi që në mbledhjen e sotme të miratohen kërkesat për informacion.

“Që në mbledhje kemi pasur gati kërkesat për informacion. Pikën e dytë të kalojmë kërkesat për informacion të cilat janë shqyrtuar edhe nga të 4 ekspertët. Pastaj kalojmë tek pika 3”, tha Vokshi.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste  kërkoi kohë që ti lexojnë kërkesat për informacion në mënyrë që t’i miratojnë.

“Kërkesat për informacion ne nuk i kemi. Do t’ju lutesha që kërkesat të depozitohen para. Nëse si keni ekspertët janë ul ekspertët kanë punuar dy ditë me radhë. Të njihet çdo anëtar në lidhje me kërkesat për informacion, të depozitohen në sekretari, që të njihen të gjithë anëtarët”, thotë PS.

Anëtari i PS-së, Petro Koçi tha gjatë mbledhjes që ky komision të mos harrohet që të trajtohet si hetim parlamentar dhe jo penal.

“Ky komision nuk ka komandant apo komandante por ka një drejtues. Sipas nenit 10 kryetari dhe zv. kryetari drejtojnë të gjithë veprimtarinë e këtij komisioni. Po lexoj atë që nuk lexuat ju (i drejtohet Albana Vokshit)… do e ftoja komisionin që më shumë të fokusohet te fenomenet sesa të trajtohet si hetim penal se këtë e bën tjetër kush”.

Ndërkohë deputeti i PD Saimir Korreshi nuk i ka kursyer batutat.

“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek? Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, tha ai.

Ndërsa, kryetarja e komisionit, pati disa diskutime me sekretarin Klevis Xhoxhi dhe nënkryetarin Plarent Ndreca.

“Nuk kemi ardhur këtu për tu tallur, bëhuni pak seriozë”, ka thënë Vokshi.

Ndreca i ka thënë se “duhet të kishim një kërkesë të dakordësuar që të binim dakord menjëherë këtu”.

“Do dakordësinë tonë apo jo? Se po bëjmë debate bazike”.

PS bojkotoi Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Çdo ditë që kalon ngushton kohën e hetimit parlamentar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore