Muzikë

Tre koverë të ri të “The Unforgiven” të Metallica-s


Metallica

Kompilimit të albumit “The Metallica Blacklist”, i cili do të përbëhet nga koverë të ndryshëm për nder të 30 vjetorit të albumit “Black Album”, i janë shtuar edhe tre koverë të këngës “The Unforgiven” të Metallica-s.

Këta tre koverë vijnë nga “Diet Cig”, “Ha*Ash”, dhe “Shor Police, Divine and Vishal Dadlani”.

Tre koverët tregojnë tre qasje individuale ndaj kësaj kënge, tashmë klasike, të rock grupit Metallica.

“Diet Cig” ia mëveshin këngës një disponim të zhanrit Indie Rock.

Kurse duo e “Ha*Ash” si country classic dhe një tradicionalizem të muzikës meksikane, dhe këndimin anglisht-spanjisht në të njëjtën kohë.

Kurse ndoshta më tonike vie versioni i “Shor Police, Divine and Vishal Dadlani”, me elemente të përzjera multizhanri, si metal, hard rock dhe rep, duke ndërtuar një shkrirje interesante.

Po ashtu edhe Annie Erin Clark, profesionalisht e njohur si “St. Vincent”, së fundmi ka realizuar një cover të këngës së famshme të bendit “Metallica”, “Sad But True”.

“Sad But True” e Annie Clark ndjek vijën melodike të “Metallica”-s, me tinguj industrial të kitarës, filterë mbi zë, edhe ritmin e standardizuar në zhanrin e saj.

The Metallica Blacklist” do të ketë një set të gjerë cover-ësh, nga Elton John, Miley Cyrus, Yo-Yo-Ma, Watt, Robert Trujillo, Chad Smith, dhe në stilin më të veçantë nga muzikani i famshëm kolumbian “Juanes”, që do të luaj këngën ikone “Enter Sandman”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore